image Hadërgjonaj: Koronavirusin e hodhën me aeroplanë, e kanë shkatërruar botën

Bota e Yjeve

Hadërgjonaj: Koronavirusin e hodhën me aeroplanë, e kanë shkatërruar botën

news image

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Albërije Hadërgjonaj, ka folur rreth koronavirusit COVID-19 derisa ka hedhur dyshime për shfaqjen e virusit.

Këngëtarja me prejardhje nga Deçani, në emisionin “NIN” ka treguar se ajo ishte ndër të parat që u infektua me virusin COVID-19 në Amerikë, në shkurt të vitit të kaluar, kur virusi sapo kishte filluar të merrte dhenë në mbarë botën.

Ka qenë një periudhë e frikshme, që unë isha në një shtëpi vetëm dhe njerëzit vdisnin. Dhe aty më ka zhgënjyer Amerika pak sepse unë e dua Amerikën shumë dhe thosha se si ka mundësi që njerëzit të vdesin në Amerikë kështu, por edhe atje u bë çdo gjë politike, sepse merrnin 1.2 milion dollarë për çdo pacient që ishte me COVID-19 dhe i vinin ventilatorin dhe kanë bërë para pafund”, ka rrëfyer Hadërgjonaj.

Artistja e cila jetën e ndan mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka hedhur dyshimet e saj mbi shfaqjen e virusit, duke e quajtur diçka të orkestruar dhe jo të zhvilluar në formë natyrale.

Unë mendoj se ai virus kur u hodh në fillim, sepse ai është hedhur me aeroplanë, e kanë shkatërruar botën, ka qenë shumë intensiv dhe shumë i fortë dhe unë e kam përjetuar shumë keq, kështu që të kenë shumë kujdes njerëzit, sepse nuk është shaka”, tha ajo. /Gazeta Sinjali/