Ai është një nga këngëtarët më të dashur të publikut me fansa të çdo brezi, Alban Skenderaj ka befasuar nje fanse të tij.
Në emisionin e “Dilema Deal or no Deal” , Minerva, një 62-vjeçare ka mbetur e befasur nga surpriza që i është bërë, pasi produksioni kishte marrë vesh se ajo ishte adhuruese e muzikës së Skënderaj.
Kur në sfond iu vendos kënga e Albanit, Minerva reagoi: “Albani? Aiii këtë ma lër në sfond tërë kohën. E dua shumë. E dëgjoj gjithë kohën”.
Pas pak këngëtari u shfaq në ekran ku përmes një videomesazhi ju drejtua zonjës me fjalët: “Minerva faleminderit shumë që dëgjon dhe vlerëson muzikën time.
Unë shpresoj që të të ketë ndihmuar disi në jetën tënde për të të lehtësuar në sfidat e jetës. E vetmja këshillë që mund të të jap është që ndiq instiktin tënd, ndiq zemrën tënde”, i tha Albani Minervës. Minervës iu dhurua edhe një biletë për në koncertin e Albanit me premtimin që do ta takojë nga afër këngëtarin e saj të preferuar./Gazeta Sinjali/