image Alban Hyseni mori mbi 800 vota më shumë se Lutfi Haziri

Alban Hyseni mori mbi 800 vota më shumë se Lutfi Haziri

news image

Të dielën është mbajtur rundi i dytë i zgjedhjeve lokale në 21 komuna të Kosovës. Një ndër komunat ku kishte balotazh ishte edhe Gjilani.

Aty garuan Lutfi Haziri i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Alban Hyseni i Lëvizjes Vetëvendosje.

Haziri i cili ishte kryetar i Gjilanit qe katër mandat, humbi garën në përballje me kundërkandidatin e tij.

Për 859 vota Alban Hyseni i Lëvizjes Vetëvendosje fitoi në qytetin e Gjilanit, duke e mposhtur Lutfi Hazirin.

Hyseni i mori 21,374 vota kurse Haziri i mori 20,515 vota./GazetaSinjali/