Boksieri shqiptar Alban Beqiri ka siguruar një medalje në Botërorin e boksit që është duke u mbajtur në Beograd.
Beqiri ka mposhtur të martën mbrëma në çerekfinale boksierin nga Jordania, Zeyad Eashah 4-1 me vlerësim të gjyqtarëve.
Ai në këtë meç për kategorinë deri në 71 kilogram e humbi raundin e parë, por që arriti t’i fitojë dy të tjerët, për ta siguruar medaljen e bronztë.
Kjo ishte fitorja e katërt e Alban Beqirit në botërorin që po mbahet në Beograd. /Gazeta Sinjali Sporti/