image Java e zezë në Kosovë: Për pesë ditë 78 të vdekur dhe mbi 9 mijë raste pozitive

Shëndetësi

Java e zezë në Kosovë: Për pesë ditë 78 të vdekur dhe mbi 9 mijë raste pozitive

news image

78 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19, për pesë ditë në Kosovë, ndërkaq 9 mijë e 902 të tjerë kanë rezultuar pozitiv në testimet për koronavirus, transmeton Gazeta Sinjali.

Të hënën e kësaj jave Ministria e Shëndetësisë njoftoj se në vendin tonë ishin konfirmuar edhe 1 mijë e 067 raste të reja me COVID-19 dhe 17 raste të vdekjes.

May be an image of 2 people and text

Kurse të martën e kësaj jave Ministria e Shëndetësisë raportoi për një 1 mijë e 901 raste të reja.

Por, krahas shtimit të rasteve të reja u shtuan edhe rastet e vdekjes nga ky virus. Vetëm gjatë ditës së martë u raportuan edhe 13 viktima.

May be an image of text

Rritja alarmante e rasteve me COVID-19 në Kosovë vazhdoi edhe ditën e mërkurë ku MSH-ja raportoi se ishin konfirmuar edhe 2 mijë e 541 raste të reja. Kurse ishin shënuar edhe 14 viktima nga ky virus.

May be an image of text

Kurse ditën e enjte krahas një numri të madh të të infektuarve me virus shqetësues ishte edhe numri i personave të vdekur brenda një dite nga COVID-19.

MSH-ja për këtë ditë njoftoi se në për 24 orë në vend ishin shënuar edhe 18 viktima dhe ishin konfirmuar edhe 2 mijë e 295 raste të reja.

May be an image of text

Shifra rekorde të rasteve u raportuan edhe gjatë ditës së sotme, ku për 24 orë u konfirmuan 2 mijë e 098 raste të reja dhe 16 raste të vdekjes nga ky virus.

May be an image of text

Aktualisht në Kosovë janë 25 mijë e 407 raste aktive, ndërkaq nga fillimi i pandemisë janë shënuar gjithsej 113 mijë e 150 raste.

Deri më tani, si pasojë e infektimit me COVID-19 kanë vdekur 2 mijë e 403 persona.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 1 mijë e 614 persona, ndërkaq numri total i të shëruarve ka shkuar në 111 mijë e 340.

Institucionet shëndetësore vazhdimisht kanë bërë thirrje që qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën e imunizimit përmes vaksinës kundër koronavirusit.

/Gazeta Sinjali/