image Alarmon policia: Rikthehet loja e rrezikshme "Balena Blu", që çoi drejt vetëvrasjes shumë adoleshentë

Botë

Alarmon policia: Rikthehet loja e rrezikshme “Balena Blu”, që çoi drejt vetëvrasjes shumë adoleshentë

news image

Policia në Britani ka paralajmëruar se loja virtuale “Balena Blu”, është kthyer dhe është e rrezikshme.

Kjo lojë i nxit adoleshentët të marrin pjesë në 50 sfida që në fund përfundojnë me vetëvrasje.

Sfida besohet se e ka origjinën në Rusi, në vitin 2016 dhe është e lidhur me një numër vdekjesh në mbarë botën.

Kjo sfidë duket se po fiton sërish popullaritet dhe për këtë arsye policia britanike ka paralajmëruar qytetarët të kujdesen për veten dhe të tjerët, raporton Daily Mail.

Policia e publikoi deklaratën në rrjete sociale dhe u apelon prindërve që të kujdesen për aktivitetin online të fëmijëve të tyre./ Gazeta Sinjali/