Pandemia e koronavirus filloi në qytetin kinez Wuhan, një nga vendet e para në botë të pajisur me të tre pjesët me frekuencë 5G, me Wi-Gig edhe në 60 Ghz.
Prandaj, kinezët ishin të parët që u ekspozuan ndaj rrezatimit më të fortë në botë, thonë disa ekspertë. Por Prof. Kalus Buchner (fizikant gjerman dhe anëtar i Aleancës së Lirë të Gjelbërt Europiane në Parlamentin Europian) nënvizon: “Ekzistojnë prova të qarta shkencore që përhapja e viruseve përshpejtohet nga rrezatimi elektromagnetik.
Në veçanti, 5G është një përshpejtues i pandemisë koronavirus”. Hulumtimi mbi efektin e valëve të radios në sistemin imunitar u krye shumë kohë para krizës së koronavirusit.
Në fillim, rezultatet ishin kontradiktore. Por më pas doli se ekspozimi afatgjatë dëmton sistemin imunitar. Në veçanti, dihet se si ky rrezatim përshpejton replikimin (shumimin) viral: ai hap kanalet e kalciumit në qelizat njerëzore. Kjo është vërtetuar për një virus tjetër pjesë e familjes së koronaviruseve dhe i ngjashëm me virusin që po shkakton pandeminë aktuale.
Kjo sugjeron se terapia e nevojshme është bllokimi i kanaleve të kalciumit. Në fakt, kjo është aplikuar me sukses në fazat e hershme të pneumonisë. Prof. Buchner rekomandon shmangien e rrezatimin elektromagnetik sa më shumë që të jetë e mundur, në veçanti telefonat celularë, telefonat pa tel, WLAN, Bluetooth dhe matësit inteligjentë ose smart meter.
Në veçanti, telefonat smart rrisin ndotjen e rrezatimit të përdoruesit dhe popullsisë. Së bashku me eurodeputetin francez Michelle Rivasi, vitin e kaluar Buchner priti Martin Pall, Marc Arazi dhe Maurizio Martuçi të Aleancës Europiane dhe Italiane Stop 5G në Bruksel, duke krijuar kështu eventin e parë në Belgjikë për një moratorium ndërkombëtar në mbrojtje të shëndetit publik. Gazeta po zbardh më poshtë një intervistë të doktor Maurizio Martuçit.
Ja qëndrimet e Maurizio Martuçit
-Fillimish do të filloja me një pyetje lidhur me Gunter Pauli, i cili është një shkrimtar dhe ekonomist që është këshilltari ekonomik i Presidentit të Këshillit Guzeppe Conte. Disa ditë më parë bëri një postim në Twitter në gjuhën angleze në të cilën deklaronte se rrjeti 5G mund të ishte i lidhur me përhapjen, pra jo krijimin, por përhapjen, e Covid-19. Le të përdorim logjikën. Cili ishte i pari qytet në botë që u prek nga koronavirusi? Wuhan. Po në Europë kush u prek fillimisht? Veriu i Italisë. Pra doktor Martuçi a e mbështesni edhe ju këto teori?
Sipas meje Gunter Pauli ka thënë dhe ka shkruar diçka të rëndësishme, që krijon spuntot e nevojshme për të shtjelluar temat që sigurisht meritojnë një këndvështrim shumë më të detajuar në lidhje me ndikim e 5G në shëndetin e njerëzve. Kjo për të pasur më pas mundësinë për t’i eksploruar dhe kornizuar më vonë, sepse nuk ekzistojnë studime paraprake për vlerësimin e ndikimit pra në shëndet.
Nuk e dimë se çfarë mund të shkojë keq ose ç’mund të jenë efektet negative të kësaj teknologjie të re, e cila nuk ka precedentë në historinë e njerëzimit. Pra me anë të postimit në Twitter është bërë mirë që është ngritur kjo pyetje, sepse ka disa studime dhe dokumente mjekësore dhe shkencore në Wuhan dhe Lombardi pra në Italinë e Veriut që mund të na bëjnë të hedhim hipotezat që mund të ketë një lidhje shkak-pasojë me 5G dhe përhapjen e Covid-19 që shkaktohet nga koronavirusi i ri.
Një studim i fundit i publikuar pak ditë më parë nga një institut, dhe që është marrë më parë edhe me studimin e SARS dhe të tjera sëmundjeve virale që kanë goditur në të kaluarën popullsinë globale, lidhte mundësinë e ndikimit të 5G në përhapjen e Covidit. Një nga institutet më të famshëm në botë gjithashtu ka lidhur rezistencën ndaj antibiotikëve me rrjetin 5G. Këto janë të gjitha indicie që çojnë pastaj në krijimin e teorisë që përmendëm më lart.
Ajo që mund të na japë një ide më të qartë ose të na nxjerrë në një konkluzion është nëse shkenca lihet e lirë që të bëjë punën e saj dhe të mos ketë ndërhyrje nga persona të cilët janë në konflikt interesi. Na duhet të dimë të vërtetën që të mund të dimë se ku do të na çojë kjo teknologji e re dhe të dimë nëse ia vlen që të ndërmarrim këto risqe përsipër.
-Këto studime që ju cituat më lart, në substancë kërkojnë që të provojnë vulnerabilitetin e një organizmi të dobësuar nga ndikimi i 5G, 4G, WIFI etj etj. ndaj për këtë ju keni kërkuar një moratorium, i cili kërkon krijimin e një komisioni hetimor në P{arlamentin italian për të vlerësuar dobësimin e sistemit tonë imunitar, 5G dhe përhapjes së koronavirusit.
Ka të dhëna që vërtetojnë ndikimin e radiofrekuencave në sistemin imunitar, ashtu siç ka edhe të dhëna të konsiderueshme për ndikimin në nivel atomik, ashtu siç ka edhe të dhëna për ndikimin në sistemin kardiovaskular.
Pra kemi të dhëna të rëndësishme të cilat nuk mund të anashkalohen më, pra është themelore që institucionet qeveritare madje edhe vetë Parlamenti italian, mund të krijojnë një komision puna e të cilit do të jetë transparente, me kushtin që pjesëmarrësit në të të mos kenë konflikt interesi dhe shkencëtarët të jenë mjaftueshëm të kualifikuar që të dalin në një përfundim e një konkluzion mbi teorinë e ngritur mbi 5G dhe shumatoren e radiofrekuencave.
Edhe pse nuk duhet që të harrojmë që 2G 3G 4G dhe të gjitha ato që në progresin e 20 apo 30 viteve të fundit është instaluar në territorin e shtetit tonë nuk do të çmontohen, pra e gjithë teknologjia aktuale do të vazhdojë të funksionojë në të njëjtën mënyrë. Kemi disa instalime për fat të keq në veri të vendit që përkrahin 5G.
Ju mendoni që ekzistojnë në Parlament forca që mund të vendosin e të ndërtojnë këtë komision që ju kërkoni?
Ne jemi duke ushtruar presion të konsiderueshëm kundrejt qeverisë që të mund të ecë në këtë drejtim dhe të mund të përdorë një ndër principet e parapërgatitjes ose të masave paraprake, pra të parandalojmë jo të trajtojmë. Ajo që është problem është që forcat politike kanë në thelb një qëndrim jo publik lidhur me kërkesat e komunitetit të gjerë të komunitetit mjekësor dhe shkencor, apo edhe me kërkesat e popullatës italiane, që kërkojnë mbrojtjen e shëndetit publik.
Edhe pse ka kaluar kohë që nga kërkesa jonë për të ngritur komisionin e hetimit, klasa politike, në të cilën përfshij edhe mazhorancën edhe opozitën, kanë vendosur që të vazhdojnë përpara me planet e tyre për 5G.
Ky është një biznes që përshin të gjithë botën, që ka regjistruar 150 miliardë euro të hyra (Të ardhura dmth) dhe të mendosh që është në fazën paraprake të instalimeve, dhe që po shkakton vdekjen e 60 milionë italianëve që është një eksperiment, që mbi të gjitha po vazhdon akoma të bëhet pa u ndalur edhe në momentet në të cilat ndodhemi, kur një virus është duke frenuar dhe ndaluar jetën e zakonshme, që po shkakton kaq shumë viktima, sipas meje kjo ngre shumë pikëpyetje dhe është shumë e dyshimtë.
-Por ama është një fakt që në Wuhan rrjeti i internetit 5G dhe inteligjenca artificiale i ka dhënë një dorë ndihmëse, një shtysë përhapjes së epidemisë.
Këtu duhet të bëjmë edhe një parantezë. Gjithçka që propagandohet si një arritje teknologjike e brezit të ri, për sa i përket aparaturave bio mjekësore, mund të funksiononin mirë ndoshta në një version jo wireless ose psh me kabuj optike ose nuk di një mënyrë tjetër që nuk do t’i bënte keq njerëzve dhe për më tepër nuk do të bënte që të ziheshin shtretërit dhe ambientet apo aparaturat spitalore, të cilat në fakt u duhen të tjerë personave të cilët kanë sëmundje serioze dhe probleme të rëndësishme shëndetësore.
Është e vërtetë që në mënyrë eventuale teknologjia ndihmon ose mund të ndihmojë në disa nga format e terapisë, por kjo mund të bëhet në mënyra të tjera shumë më të sigurta si për shembull lidhja me kabujt.
Wuhan ka qenë një projekt pilot, në të cilën u instaluan 30.000 antena 5G në një qytet të vetëm, dhe kjo nga pikëpamja humane, i la në dyshime të thella të gjithë shkencëtarët dhe studiuesit. 5G mund të jetë ndikues në përhapjen e virusit për shkak se në fillim të tetorit qyteza Wuhan priti lojërat ndërkombëtare ushtarake të cilat janë pak a shumë ekuivalente të lojërave olimpike. Pra nga të gjithë rajonet shkuan në atë qytezë. Më pas qyteza ishte subjekt i një implementimi të paprecedentë, dhe vetëm pas një muaji ishte pikë shpërthimi i epidemisë.
-Më falni për pyetjen, por ne dimë që për rrjetin 5G duhet një antenë e vogël çdo 100 metra, pra 30 mijë antena për një qytet prej 11 milionë banorë janë pak. Pra mund të më shpjegoni si funksionon saktësisht kjo teknologji?
Në ekuacion duhet të përfshihen edhe antenat aktuale që janë të mëdha dhe me një gjatësi vale më të gjatë. Antenat e vogla të cilat janë instaluar shërbejnë edhe si një përforcues sinjali apo tejçues sinjali duke rritur gjatësinë e valës së rrjetit. Ky është edhe dallimi i 5G në krahasim me rrjetet e mëparshme 2G, 3G dhe 4G, valët e të cilave funksiononin në formë çadre./ Gazeta Sinjali/