image Alarmante, mbi 400 mijë raste me COVID-19 në 24 orët e fundit në botë

Botë

Alarmante, mbi 400 mijë raste me COVID-19 në 24 orët e fundit në botë

news image

Në botë nga muaji janar rezultojnë afro 40 milionë të infektuar nga koronavirus, bilanc i rritur me 400 mijë raste në 24 orë. Ndërsa, mbi 1 milion e 100 mijë persona kanë humbur betejën me këtë virus.

Bota ka shënuar një rekord prej 400 mijë të infektuarish me koronavirusin e ri brenda ditës, ndërkohë që po rikthehen masat kufizuese për të frenuar përhapjen e sëmundjes.

Evropa është bërë epiqendra e re e infeksionit, duke raportuar mesatarisht 140 mijë raste në ditë gjatë javës së kaluar, më shumë sesa India, Brazili dhe Shtetet e Bashkuara së bashku.

Vendet e mëdha evropiane si Britania, Franca, Holanda dhe Spanja përbënë rreth gjysmën e rasteve të reja.

Në Paris dhe në tetë qytete franceze të shtunën hyri në fuqi shtetrrethimi 1-mujor nga ora 21 deri në 6 të mëngjesit, pasi vatrat e infeksionit nuk po arrihen të kontrollohet ndryshe.

Masa të reja pritet të shpallë të dielën edhe Italia ku një ditë më parë u shënuan mbi 11 mijë raste të të infektuarve.

Në disa shtete mësimi po zhvillohet online, bar-restorantet janë mbyllur për disa javë dhe janë anuluar procedurat mjekësore.

Nga vendet e rajonit, Serbia mban rekordin e të prekurve me mbi 35 mijë raste dhe mbi 770 viktima, por bilancin e jetëve të humbura e kryesojnë Bosnjë-Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut me 980 dhe 821 viktima, ndërkohë në Kosovë, 652 veta nuk i kanë mbijetuar dot infeksionit nga COVID-19. /Gazeta Sinjali/