Një kërcënim për bombë ka ardhur në shkollën Branko Radiceviq, e cila ndodhet në rrugën “Xhon Kenedi” në Mitrovicë të Veriut, shkruan Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali mëson se fëmijët janë evakuuar, si dhe për menaxhimin e situatës në vendngjarje kanë dalë njësia policore.
Sinjali ka kontaktuar me Policinë, por të njëjtit nuk kanë qenë të qasshëm.
Lidhur me rastin Sinjali do të ju mbajë të informuar.
Së fundmi, kërcënime me bomba të cilat kanë ardhur përmes e-mailit ka pasur edhe në kryeqytet, konkretisht në shkollën “Xhevdet Doda”, si dhe në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Paralajmërime për bombë ka pasur edhe në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, por që gjithnjë kanë rezultuar alarme false.