Ekipi që merret me monitorimin e qendrës tregtare “City Mall” në Shkup, ka denoncuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut se kanë marrë thirrje për një bombë të vendosur në këtë qendër tregtare.
Menjëherë janë dërguar ekipe policore dhe njësi speciale të cilat po ndërmerrni hapat e nevojshëm.
Në momentin kur është dhënë alarmi, menjëherë është evakuuar e gjithë ndërtesa.
Ende nuk dihet saktësisht nëse bëhet fjalë për alarm të rremë apo jo.
Gjithsesi, sipas informacioneve të fundit, punonjësit e “City Mall” janë rikthyer në vendin e punës. /Gazeta Sinjali/