image Alarm për bombë, evakuohet ndërtesa e Gjykatës Komunale në Sarajevë

Evropë

Alarm për bombë, evakuohet ndërtesa e Gjykatës Komunale në Sarajevë

news image

Në Gjykatën Komunale në Sarajevë mëngjesin e sotëm është raportuar për një bombë, për çka edhe janë evakuuar të gjithë punëtorët, si dhe palët që kanë marrë pjesë në seancat gjatë kësaj periudhe.

Siç raporton klix.ba, Qendra Operative e MPB-së në Kantonin e Sarajevës ka konfirmuar se raporti për bombë në Gjykatën Komunale në Sarajevë ka mbërritur mëngjesin e sotëm rreth orës 09:30.

Në vendin e ngjarjes veçse kanë arritur njësitë policore, ndërsa shërbimi i ekspertëve po kryen kontrollin e ambienteve për të konstatuar nëse bëhet fjalë për kanosje reale apo ndonjë alarm të rremë.

Gjatë të njëjtës kohë është bërë evakuimi i të gjithë punonjësve nga objekti i Gjykatës Komunale dhe Kantonale, si dhe personat që kanë qenë në seancat e para në atë kohë, të cilat fillojnë në ora 09:30, kohë kur është raportuar për bombë.

Raportimet për bomba janë të shpeshta nëpër gjykata dhe pothuajse asnjëherë nuk doli pas kontrollit se bomba ishte vërtet e vendosur.

Këto janë kryesisht raportime të rreme dhe qëllimi i dukshëm i të cilave supozohet se është shtyrja e njërës nga seancat./GazetaSinjali/