image Alarm i rremë për bombë në Gjykatën e Apelit në Tiranë

Shqipëri

Alarm i rremë për bombë në Gjykatën e Apelit në Tiranë

news image

Një telefonatë anonime për bombë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme ka alarmuar policinë paraditen e së martës.

Te salla operative e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, ka ardhur një telefonatë anonime, sipas së cilës bomba ishte vendosur te Gjykata e Apelit Tiranë.

“Rreth orës 11:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë për një sasi lënde plasëse që dyshohet se është vendosur në një institucion zyrtar, në rrugën “Jordan Misja”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shërbimet e Policisë kanë kontrolluar godinën dhe zonën përreth dhe nga verifikimet e kryera dhe kontrolli paraprak i kryer, ka rezultuar se është njoftim i rremë.

Telefonuesi ka fikur telefonin dhe po punohet për identifikimin e tij./Euronews.al/

/GazetaSinjali/