Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda ka ngrituar aktakuzë kundër personit me inicialet F.K, mbi dyshimin se ka kryer veprat penale “Tentim vrasje” dhe “Kanosje”, në pajtim me nenet e Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), pas një përleshje me fqiun me inicailet P.K.
Sipas Prokurorisë Themelore në Prizren, i pandehuri e ka kërcënuar me pistoletë fqiun, ky i fundit kishte hyrë ne oborrin e të pandehurit dhe kishte vendosur skelet aty pa pyetur. Ndërkaq gjatë kohës që ndodhej në skele i pandehuri ia vendosë pistoletën por para se ta shkrepë ndërhyn vëllai i viktimës.
“Si rezultat I këtij veprimi i pandehuri e godet me plumb të dëmtuarin në nofullën e poshtme të djathë, duke i shkaktuar thyerje të shumëfishta dhe të cilit njeherit i shkakton lëndim të rëndë trupor me dëmtim të përkohshëm dhe serioz të shëndetit dhe paaftësim të përkohshëm në punë”, shkruan në aktaktuzën e Prokurisë në Prizren.
Sipas KPRK-së, me këto veprime i pandehuri F.K., ka përmbushur elementet e veprës penale “Tentim vrasje”, si dhe ka përmbushur elementet e veprave penale “Kanosje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit, për veprat penale të cilat i vihen në barrë./Gazeta Sinjali/