Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe zëvendëskryeministri në largim, Enver Hoxhaj, e ka quajtur kryetarin e AKR-së dhe zëvendëskryeministrin në largim, Behgjet Pacollin, njeri të paaftë për t’u marrë me politikë të jashtme.
Hoxhaj, i nervozuar me deklaratat e mbrëmshme të Pacollit që e krahasoi atë me Ivica Daçiqin, ka reaguar me kritika e ofendime në drejtim të Pacollit, shkruan Gazeta Sinjali.
“Pacolli është njeriu i fundit në Kosovë që duhet të merret me politikë të jashtme. Duke tentuar që paaftësinë e tij në diplomaci ta mbulojë me diskurs të ulët, jo vetëm që po tregon sa pak kredibiltet ka, por fatkeqësisht po e dëmton edhe kredibilitetin e shtetit të Kosovës. Unë kam lënë Ministrinë e Jashtme me 114 njohje. Me Pacollin si ministër, vihet në pikëpyetje njohja nga një numër dyshifror i shteteve. Mosdija dhe mungesa e strategjisë nga Ministri Pacolli për të vepruar kanë bërë fushatën e Serbisë dhe Rusisë kundër Kosovës shumë më lehtë të realizueshme”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.
Deklratat para disa ditëve të Enver Hoxhajt se 10 shtete mund ta tërheqin njohjen e Kosovës në të ardhmen, nuk i kanë përlyer aspak kryetarit të AKR-së dhe zëvendëskryeministrit në largim, Behgjet Pacollit.
Fjalët e Enver Hoxhajt, Pacolli tha se i janë dukur si të Ivica Daçiqit.
“Mu duk sikur e dëgjoja Daçiqin”, ka thënë Pacolli mbrëmë në T7.
Ai ka thënë se i vjen keq për deklaratat e Hoxhajt. /Gazeta Sinjali/