Aktorja e njohur me famë botërore Nina Dobrev, ditën e djeshme u shtri në spital.
Nina ka kaluar një gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të alergjisë që ka, transmeton Gazeta Sinjali.
Aktorja aktualisht është mirë për fatin se pati afër miken e saj Jullianne Hough, e cila e ka dërguar menjëherë për në spital.
Pas kësaj ngjarje, Nina i ka falenderuar fansat për interesimin për gjendjen saj shëndetësore dhe veçanërisht Julia-n për mbështjetjen që i dha.
“Shumë njerëz kanë shprehur shqetësimin e tyre pasi kanë parë postimin e Julianne-s. Unë jam mirë. Është paksa rutinë pasi më ka ndodhur disa herë të tjera e njëjta gjë. Jam shumë alergjike dhe ndonjëherë kaloj në shok anafilaktik. Të dua shumë Jules, faleminderit që u bëre mami im, përsëri”, ka shkruajtur ajo në një foto të publikuar në rrjetin social Instagram.
Raportohet se Nina është kthyer në shtëpi dhe po merr mjekimet e nevojshme që kjo gjë mos të përsëritet më./Gazeta Sinjali/