Aktorja turke, Meltem Miraloglu është martuar në fshehtësi me një 80-vjeçar të pasur amerikan, të quajtur Patrick.
Mediat turke shkruajnë se dasma e çiftit është mbajtur dhjetë ditë më parë dhe se tanimë ata po bashkëjetojnë në Shtetet e Bashkuara.
Sipas tyre, martesa i ka ndryshuar tërësisht jetën aktores 32-vjeçare, pasi ajo gjendej në vështirësi ekonomike në vendlindjen e saj.
Çfarë e bën akoma më interesante dhe të çuditshme këtë histori është fakti se Meltem ka luajtur tetë vite më parë në serialin “Jeta vazhdon” rolin e një vajzeje të re, e cila martohej me një të moshuar.