Aktorja e njohur amerikane Jennifer Aniston, ka thënë se i urren rrjetet sociale.
Këtë e ka thënë në një intervistë të realizuar së fundmi për revistën “Allure”, transmeton Gazeta Sinjali.
Aniston tha se arsyeja përse i urren rrjetet sociale janë komentet.
“Mendoj se duhet të hiqet seksioni i komenteve. Kur njerëzit thonë mos i lexo komentet, unë i kam lexuar tashmë. Nuk jam budallaqe”, ka thënë ajo.
Aktorja tha se nuk i preferon rrjetet sociale pasi që shqetësohet për efektet dëmtuese te të rinjtë që shkaktojnë ato./Gazeta Sinjali/