Aktorja e njohur shqiptare, Jonida Vokshi, përmes një InstaStory, ka treguar tatuazhin e ri, shkruan Gazeta Sinjali.
Jonida ka bërë emrin e vajzës së saj, Emi.
“Tatuazhi më i bukur”, ka shkruar aktorja krahas postimit.
Në postimet e tjera, ajo ka treguar se ky nuk është tatuazhi i vetëm që ajo ka. Por, ky mbetet më i veçanti.
Jonida është e martuar prej dy vitesh me aktorin nga Prizreni, Besnik Krapi, të cilët u njohën nga seriali “O sa mirë”. /Gazeta Sinjali/