image Aktorja e “Captain America” akuzohet për vrasjen e nënës së saj

Showbiz/ Aktorja e “Captain America” akuzohet për vrasjen e nënës së saj

news image

Aktorja e Hollywood-it, Molly Fitzgerald u arrestua nga policia e Kansas me akuzën e vrasjes së nënës.

Më 20 dhjetor oficerët e policisë gjetën trupin e pajetë të nënës së saj brenda shtëpisë me plagë thike në trup.

Brenda në shtëpi ishte dhe Molly e cila kishte disa dëmtime të vogla. Ajo u shoqërua në spital ndërsa ditën e martë, autoritetet vunë në pranga 38 vjeçaren.

Fitzgerald ka luajtur një rol dytësor në filmin me superheronj, “Captain America” ndërsa ajo është dhe regjizore e disa filmave të tjerë. /Gazeta Sinjali/