image Aktori Wilmer Valderrama bëhet baba për herë të parë - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

68.351

Të shëruar

59.438

Të vdekur

1.592

Aktori Wilmer Valderrama bëhet baba për herë të parë

news image

Aktori Wilmer Valderrama dhe e fejuara e tij, Amanda Pacheco, janë bërë prindër për herë të parë.

Çifti e ndau lajmin e lumtur me të gjithë fansat e tyre në Instagram, duke e postuar edhe fotografinë e parë të vajzës së tyre.

Ylli i serisë “That 70’s Show” dhe “NCIS”, Valderrama, i postoi disa fotografi nga dhoma e spitalit ku shihet përkrah Pachecos dhe foshnjës së vogël, e cila erdhi në jetë më 15 shkurt. Ende nuk është zbuluar emri i vajzës.

Drejt nga parajsa, ne e mirëpritëm vajzën tonë të parë. Jeta është një rrugëtim gjithnjë në zhvillim e sipër, dhe për gjithë ato kohët kur kemi nevojë për ndriçim… nga qielli na vijnë engjëjt për të na e treguar rrugën e duhur, dhe në mënyrë që të bëjmë më shumë me jetët tona”, ka shkruar aktori në postimin e tij.

Wilmer Valderrama dhe Amanda Pacheco, u fejuan në janar të vitit 2020, ndërsa 11 muaj më vonë e bënë të ditur lajmin së janë në pritje të fëmijës së parë. Në të kaluarën, aktori 41-vjeçar ishte në lidhje me disa personalitete të Hollywoodit, si Lindsay Lohan, Mandy Moore, Ashlee Simpson dhe Demi Lovato, me të cilën u nda në vitin 2016./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: