image Aktori shqiptar largohet nga xhirimet e filmit sepse kishte frikë nga gjarpri

Film

Film/ Aktori shqiptar largohet nga xhirimet e filmit sepse kishte frikë nga gjarpri

news image

Aktori i njohur shqiptar Olsi Bylyku, do të marrë pjesë në filmin “Falco” të Bes Kallakut.

Javë më parë u publikua edhe traileri i këtij filmi, i cili u mirëprit nga publiku, transmeton Gazeta Sinjali.

Së fundmi në profilin e tij në Instagram, Bes Kallaku, ka publikuar një video gjatë xhirimeve të këtij filmi, ku shihet duke e ngacmuar Olsin gjatë një skene ku duhej të kapnin një gjarpër.

Kur xhirohej “Falco”, @olsibylyku1 la skenen sepse kishte frike nga gjarpri ????????????. Loooooottttt“, ka shkruar ndër të tjera Besi, në videon ku shihet Olsi tejet i frikësuar.

https://www.instagram.com/p/B470YmxhBP5/?utm_source=ig_embed

Filmi më i ri “Falco” do të shfaqet në kinema nga 20 nëntori. Pjesë e këtij filmi do të jenë edhe aktorë të tjerë të njohur si Bleona Qerreti, Rashel Kolaneci, Sara Kolami, e shumë emra të tjerë./Gazeta Sinjali/