image Aktori reagon ashpër kundër keqpërdoruesve të ndihmave në Shqipëri

Aktori reagon ashpër kundër keqpërdoruesve të ndihmave në Shqipëri

news image

Aktori shqiptar, Bes Kallaku ka reaguar ashpër kundër personave që janë duke i keqpërdorur ndihmat që po jepen për Durrësin.

Aktori i kishte marrë këto informacione derisa po merrte të dhëna për të pastrehët, e të cilët ai dëshironte që t’i ndihmonte.

“Ore a do bohemi njerëz Ne edhe në të tilla ditë. Atë që kallëzoj edhe Noizy po ndodh gjithandej. Haram edhe mallkuar kush përfiton nga kjo situate”, ka shkruar ai.

Shitja e ndihmave tashmë është cituar edhe në disa emisione mbrëmë, ku u tha se një batanije shitej në vlerën e 5 eurove.