Në mesin e personave që fajësuan ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitinë, për numrin e lartë të vdekjeve nga COVID-19, është edhe aktori, Alban Ukaj, raporton Gazeta Sinjali.
Ukaj i ka thënë Vitisë se karriera e tij politike është e vdekur. Sipas tij, është e pandërgjegjshme për Vitinë që të kandidohet për kryetar komune.
“36 të vdekur, zotëri ministër. Karriera juaj politike është e vdekur. E pandërgjegjshme është të kandidoheni për kryetar komune”, shkroi ai në Facebook.
Kujtojmë që sot Kosova ka regjistruar 36 raste të vdekjes nga COVID -19, që është numri më i lartë i viktimave që nga fillimi i pandemisë./Gazeta Sinjali/