image Aktori i njohur i Hollivudit vret aksidentalisht një grua dhe plagos regjisorin gjatë xhirimeve

Bota e Yjeve

Aktori i njohur i Hollivudit vret aksidentalisht një grua dhe plagos regjisorin gjatë xhirimeve

news image

Alec Baldwin gjatë xhirimeve të filmit “Rust”, shkrepi gabim me një armë, ku vrau drejtoreshën e fotografisë, Halyna Hutchins dhe plagosi regjisorin Joel Souza.

Hutchins u dërgua në Spitalin e Universitetit të New Mexico me helikopter por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve. Vdekja e saj u konfirmua nga Shoqata Ndërkombëtare e Kinematografëve, Local 600.

Zyra e Sherifit të Qarkut Santa Fe tha në një deklaratë se Hutchins dhe Souza u qëlluan kur një armë zjarri mbështetëse u shkrep nga 68-vjeçari Baldwin, i cili është producent dhe aktor për filmin e ri.

Askush nuk u arrestua në këtë incident dhe asnjë akuzë nuk është ngritur deri më tani, tha zyra.

“Ky incident mbetet një hetim aktiv. Sapo më shumë informacion bëhet i disponueshëm, do të sigurohen përditësime”, tha departamenti i sherifit./GazetaSinjali/