Aktori i njohur, Bryan Cranston deklaroi se është infektuar me koronavirus.
Cranston ka njoftuar se tani është duke u trajtuar, ndërsa ka dhuruar plazmën e tij pasi përmban antitrupa.
Këtë e ka bërë të ditur aktori përmes një postimi në Instagram.
Cranston, 64 vjeçar, nuk tha saktësisht kur u infektua me koronavirusin, por tregoi se ishte në fillim të pandemisë.
Ai kishte simptoma të lehta, përfshirë një dhimbje koke, shtrëngim në gjoks dhe humbje të shijes e erës.
“Përshëndetje të gjithëve. Doja të njoftoja se kisha COVID-19 pak kohë më parë. Shumë me fat që kisha simptoma të lehta”, tha Cranston para kamerës teksa u shfaq me maskë e syze dielli. /Gazeta Sinjali/