image Aktori i njohur akuzohet për dhunë seksuale ndaj një të miture

Bota e Yjeve

Aktori i njohur akuzohet për dhunë seksuale ndaj një të miture

news image

Legjenda e Holliivudit Warren Beatty, është paditur pasi i njëjti dyshohet se ka dhunuar një adoleshente.

Ylli i Bonnie dhe Clyde 85 vjeçar, ka ushtruar presion tek një fëmijë që të flinte me të kur ajo ishte 14-15 vjeçe ndërsa ai ishte 35 vjeç.

Gruaja me emrin Kristina Charlotte Hirsch që tani jeton në Luiziana, ngriti padi në Gjykatën e Lartë të Los Anxhelosit, duke pretenduar se ajo u takua me të në një set filmi, shkruan PageSix.
Hirsch pretendon se aktori ka përdorur pozitën e tij dhe ka mashtruar atë.

Ajo po kërkon kompensim për dëmin psikologjik, mendor dhe emocional që veprimet e Beatty kanë pasur ndikim negativ në jetën e saj.

/GazetaSinjali/