Aktorja e njohur Edona Reshitaj dhe Besart Sllamniku janë bërë prindër për herë të dytë, shkruan Gazeta Sinjali.
Aktorja ka sjellë në jetë vajzën të cilën e kanë quajtur Hana.
Lajmin e ka bërë të ditur për publikun aktori përmes një fotografie në rrjetin social Facebook. Në foto shihen e vogla Hana bashkë me të vëllain Dukën.
“Për Festat e Fundvitit, Dukës i erdhi dhuratë e motra, të cilën e thërriste Hanë, sa ishte ende n’barkun e nanës. E vogla Hanë, mua dhe Edonën na bëri prindër për herë të dytë, më 22.12.2020,” ka shkruar Besarti. /GazetaSinjali