image Aktorja kosovare: Mi ndalën parat nga rroga për trust, por sot nuk figurojnë aty

Të tjera

Aktorja kosovare: Mi ndalën parat nga rroga për trust, por sot nuk figurojnë aty

news image

Aktorja kosovare, Edona Reshitaj, ka ngritur një shqetësim të cilin e ka vërejtur vetëm sot, përcjellë Gazeta Sinjali.

Ajo ka thënë se disa vite më parë ka marrë pjesë në disa seriale, për të cilat nuk ka marrë rrogë të plotë, pasi që do t`i ndaleshin për trust.

Mirëpo, sipas saj, këto para nuk janë paguar në trust asnjëherë nga produksioni që bëri ato.

“A ka dikush përgjigje për këto raste, apo a mund të iniciohet diçka e tillë nga të gjithë ata artistë që kanë kaluar nëpër këto eksperienca të padrejta?” ishte pyetja e saj e publikuar në rrjetin social “Facebook”.

/Gazeta Sinjali/