image "Zonjat e kangës" - koncerti recital i Edona Reshitajt

Muzikë

Muzikë/ “Zonjat e kangës” – koncerti recital i Edona Reshitajt

news image

Aktorja njëherësh këngëtarja e njohur, Edona Reshitaj do ta mbajë koncertin recital “Zonjat e Kangës”, më 26 shkurt në Teatrin Kombëtar në Prishtinë.

Koncerti që fillon nga ora 20:00, i dedikohet figurave më të spikatura femërore të muzikës shqipe mbarëshqiptare, të cilat kanë dhënë një kontribut në muzikën shqipe.

“Zonjat e Kangës”, do të shoqërohet me një repertuar të larmishëm të këngëve me përpunime dhe aranzhmane të veçanta, që do të gërshetojnë me finesë tradicionalen në ritmet e muzikës Jazz.

Mysafirë specialë në këtë koncert do të jenë aktoret e mirënjohura: Ilire Vinca, Rebeka Qena, Shengyl Ismaili, Semira Latifi, Qendresa Kajtazi, Edona Sopaj, Rabije Kryeziu, Kaltrine Zeneli dhe Daniela Markaj.

Përpunimin e këngeve e bëri Edona Reshitaj. Aranzhmanin e këngëve e bëri Visar Kuçi. Përpunimin e zërave në kor i bëri Trimor Dhomi./Gazeta Sinjali/

Image may contain: Edona Reshitaj, text
Image may contain: one or more people and text
Image may contain: one or more people and text