Aktori i njohur amerikan Jamie Foxx i ka dhënë fund lidhjes gjashtëvjeçare me aktoren gjithashtu të njohur, Katie Holmes.
Këtë lajm e ka bërë të ditur ekskluzivisht tabloidi “Page Six”, transmeton Sinjali.
Kjo ndarje nuk ka ndodhur si pasojë e disa fotografive që kanë qarkulluar më herët në internet, ku shihej aktori duke u shoqëruar me këngëtaren më të re në moshë, Sela Vave.
Mediat kishin aluduar se Foxx e kishte tradhtuar partneren me këngëtaren, mirëpo disa burime të afërta me aktoren kishin treguar që dyshja kishte muaj që ishte ndarë.
Ndarja e çiftit është konfirmuar edhe nga njerëz të afërt të Katie Holmes, të cilët thanë se çifti ishte ndarë në muajin maj, pa i bërë të ditura arsyet.
Kujtojmë se çifti kishin filluar lidhjen e dashurisë në vitin 2013, por që publikisht për herë të parë u shfaqën në vitin 2018./Sinjali/