Aktivistja suedeze për ndryshimet klimatike, Greta Thunberg, e cila ka qenë shumë e zëshme kundër ndryshimeve klimatike, tani do të bëj edhe serialin e saj për ambientin.
Thunberg si 17 vjeçare, ka nënshkruar një kontratë me BBC-në, për të bërë një serial, ku vet protagonistja do të jetë aktivistja Thunberg dhe udhëtimi i saj për fushatën kundër ndryshimeve klimatike.
Seriali gjithashtu do të trajtojë edhe jetën e saj personale, rrugëtimin që ka bërë, takimet me liderët botërorë, transmeton Gazeta Sinjali.
Ndërkaq, Rob Liddell, i cili është producenti ekzekutiv i BBC Studio, është shprehur i privilegjuar për bashkëpunimin që do ta ketë me Greta Thunbergun.
“Të jesh në gjendje të bashkëpunosh me Gretën është një privilegj i jashtëzakonshëm, ajo është një ikonë globale dhe një nga fytyrat më të famshme në planet”, është shprehur Rob Liddell.
Detajet për serialin ende nuk janë bërë të ditura, në vazhdim BBC do të bëj të qartë gjithë përmbajtjen e serialit./ Gazeta Sinjali/