image PSD aksion para KEDS-it vendosin “çekun 20 milionësh të Kurtit”

Politikë

PSD aksion para KEDS-it vendosin “çekun 20 milionësh të Kurtit”

news image

Disa aktivistë të PSD janë duke e realizuar një aksion te ndërtesa e KEDS-it, ku dhe kanë vendosur një çek prej 20 milionë eurove.

Në çek shkruan “Në emër të popullit, paratë e popullit, kapitali privat”.

Ky aksion vjen pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndarjen e 20 milionë eurove për Korporatën Energjetike të Kosovës, për mbështetje të tejkalimit të krizës energjetike në vend.

FOTO: Express

Përveç çekut në vlerë prej 20 milionë eurove, PSD ka mbushur disa thasë me kartëmonedha false në vlerë 500 euro.

Mund të jetë një imazh i 1 person

/GazetaSinjali/