image Aktakuzë ndaj personit që përkrahte sulmet e ISIS-it përmes Facebookut

Drejtësi

Aktakuzë ndaj personit që përkrahte sulmet e ISIS-it përmes Facebookut

news image

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Speciale, kundër të pandehurit F.Ll. për shkak të veprës penale “Shtytja për kryerjen e veprave terroriste” nga neni 134 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria Speciale njofton se F.Ll. ka bërë shtytje në kryerjen e veprave terroriste, në atë mënyrë që prej vitit 2018 deri më 24 prill 2019, përmes rrjetit social në Facebook, me anë të një postimi ka shprehur gëzimin dhe ka përkrahur sulmet e fundit terroriste që kishin ndodhur në kisha dhe hotele në Sri Lanka, ku humbën jetën të paktën 139 persona, në mesin e të cilëve 45 fëmijë duke komentuar “Me ndihmën e Allahut, bijtë e Ummetit sulmuan aty ku dhemb më shumë, në kishat dhe hotelet në Sri Lankë dhe nesër do të sulmojnë përsëri, por kësaj here në Paris, Londër, Washington dhe New York.

“Andaj, pritni se me të vërtetë edhe ne presim nga ju dhe Akidja e Hilafetit është në zemrat dhe mendjet tona, në realitet jemi gjithkund, çdo mysliman është projekt për xhihadin në të ardhmen. Allahu ka premtuar se Xhihadi do të qëndroj deri në orën e fundit (kjametit) dhe besojmë në Allahun”, citohet të ketë shkruar ndër tjera F.Ll.

Prokuroria, thotë se ai ka postuar video incizime, fotografi dhe komente në formë të shkruar duke shprehur haptazi përkrahjen dhe simpatinë ndaj Organizatës terroriste – Shteti Islamik- “ISIS”, përmes të cilave postime shpreh urrejtje ndaj pjesëtarëve tjerë të komunitetit dhe propagandon islamizmin, përmes të cilave postime shpreh urrejtje ndaj pjesëtarëve tjerë të komunitetit dhe propagandon islamizmin, ashtu që nga fotografitë e publikuara që paraqesin “Xhihadistë” dhe “Sulmues vetëvrasës”, ku edhe i ka komentuar me qëllim që të shty kryerjen e aktit terrorist, duke shkaktuar rrezik serioz që vepra të tilla edhe të kryhen.

“I pandehuri F.Ll. me këto veprime ka kryer veprën penale “Shtytja për kryerjen e veprave terroriste” nga neni 134 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim. /Gazeta Sinjali/