image Prostitucion për 100 euro në Gjilan – Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj dy personave - Sinjali

Prokuroria/ Prostitucion për 100 euro në Gjilan – Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj dy personave

news image

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve R.M. dhe E.K., për shkak të veprës penale ‘’Mundësimi ose detyrimi në prostitucion’’.

Sipas aktakuzës, dy të pandehurit, më 01 dhjetor 2019, në bashkëveprim, kanë rekrutuar, organizuar dhe ndihmuar të dëmtuarën e mitur nën moshën 18 vjeçare, për qëllime të prostitucionit, ashtu që me veturë e dërgojnë të njëjtën në një motel në Gjilan, me qëllim që të kryente marrëdhënie seksuale me një person nga Gjakova, sipas marrëveshjes paraprake për kundërshpërblim prej 100 euro.

Mirëpo, pas kryerjes së aktit, i njëjti refuzon që të miturës t’ia jap të hollat, për çka e njëjta përmes telefonit e njofton të pandehurin R.M., i cili së bashku me të pandehurin tjetër F.M., e ndalin këtë person në oborrin e motelit dhe ia marrin të hollat, të cilat pastaj nuk ia japin të dëmtuarës së mitur.

Të pandehurit R.M. dhe E.K., me kërkesë të prokurorisë, gjenden në masën e paraburgimit që nga data 03 dhjetor 2019. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: