image Aktakuzë ndaj 3 të dyshuarve për armëmbajtje pa leje dhe përdorim të armës në Suharekë

Drejtësi

Aktakuzë ndaj 3 të dyshuarve për armëmbajtje pa leje dhe përdorim të armës në Suharekë

news image

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve me inicialet K.B., L.C., dhe Sh.Z., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe ”Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas aktakuzës, i pandehuri i parë K.B., me datë 30.3.2020 në kohë të pacaktuar në fshatin Greikoc – Komuna e Suharekës, posedon armë-pistoletën e prodhimit Italian të kalibrit 9×19 mm., një karikator dhe një këllëf të armës të njëjtës pistoletë dhe 55 fishekë të kalibrit 9×19 mm.,  në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët.

Prokuroria vlerësoi se me këto veprime, i akuzuari K.B., ka përmbushur elementet e veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve”.

“Ndërsa, i akuzuari i dytë L.C., në periudhën kohore prej janarit deri më 30.03.2020 në kohë të pacaktuar në fshatin Greikoc – Komuna e Suharekës, mban në pronësi, dhe me datë 30.03.2020 ia jep në posedim të akuzuarit  K.B., armë-pistoletën e prodhimit Italian të kalibrit 9×19 mm., një karikator dhe një këllëf të armës të njëjtës pistoletë dhe 55 fishekë të kalibrit  9×19 mm.,  në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Themelore në Prizren.

Me këto veprime, prokuroria njofton se i pandehuri L.C., ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së.

Kurse, i akuzuari i tretë, Sh.Z., sipas prokurorisë, në periudhën kohore prej janarit deri më 30.3.2020 në kohë të pacaktuar në fshatin Greikoc, KK Suharekë ka poseduar armë-pistoletën e prodhimit Italian të kalibrit 9×19 mm., një karikator dhe një këllëf të armës të njëjtës pistoletë dhe 55 fishekë të kalibrit 9×19 mm. Po ashtu, armën e njëjtë bëhet e ditur se e ka përdorur duke shtënë me të, në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët.

Me këto veprime i akuzuari Sh.Z.,prokuroria konstaton se ka përmbushur elementet e veprave penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” sipas KPRK-së./Gazeta Sinjali/