Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër Niazi Kryziut, në cilësinë e ish–Drejtorit të Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, në Komunën e Prizrenit, për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Sipas aktakuzës, i akuzuari Niazi Kryeziu, në periudhën kohore janar–dhjetor të vitit 2015, në cilësinë e Drejtorit të Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, në Komunën e Prizrenit, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, i ka tejkaluar kompetencat e tij zyrtare, duke keqpërdorë pasurinë publike me qëllim që të përfitoj çfarëdo dobie për persona të tjerë juridik- TV Opinion, duke mos e përmbushur detyrën e përcaktuar me ligj.
I akuzuari sipas Prokurorisë Themelore në Prizren, pa ndonjë procedurë të tenderimit në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit Publik, Ligjin mbi Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësive si dhe Rregulloren e Thesarit, ka lidhur kontratë për emitimin e spoteve reklamuese në sensibilizimin e opinionit publik për legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje, për nevojat e Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Komunën e Prizrenit, me TV Opinion.
Vlera totale e kontratës arrinë shumën 7200 euro. Me këto veprime, ekziston dyshimi i bazuar, se i pandehuri Niazi Kryeziu, ka përmbushur elementet e veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” sipas KPRK-së.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit, për veprën penale që i vihet në barrë.
Ndryshe, Niazi kryeziu, javë më parë është shkarkaur nga pozita e këshilltarit të kryeparlamentarit, Kadri Veslit, përshak të aktakuzës së tij në rastin “Pronto” .\Sinjali\