image Aksioni në Zhur/Arrestohet i dyshuari për shitjen e eksplozivit, nga shpërthimi i të cilit vdiq një polic dhe u plagosën dy të tjerë

Siguri

Aksioni në Zhur/Arrestohet i dyshuari për shitjen e eksplozivit, nga shpërthimi i të cilit vdiq një polic dhe u plagosën dy të tjerë

news image

Gazeta Sinjali mëson se sot në Prizren, Policia e Kosovës ka arrestuar Valbon Çollakun, i cili dyshohet se ka shitur eksplozivin që ka shpërthyer gjatë aksionit të policisë në Zhur, në të cilin ka mbetur i vdekur zyrtari policor, Sami Thaçi, kurse lëndime të rënda kishte marrë zyrtari tjetër, Artur Mrasori.

Kjo ngjarje kishte ndodhur në mbrëmjen e 28 janarit të këtij viti, gjatë bastisjes së shtëpisë së Iron Badallajt, në fshatin Zhur të Prizrenit. Lëndime nga ky shpërthim kishte marrë edhe një fëmijë i moshës 9-vjeçare i familjes ku po bastisej shtëpia.

Policia e Kosovës kishte njoftuar se i dyshuari për narkotikë dhe dhunë në familje nuk ndodhej në shtëpi momentin kur policia kreu bastisje në shtëpinë e tij, me ç’rast ndodhi edhe shpërthimi.

Gazeta Sinjali ka provuar ta konfirmojë arrestimin e Çollakut nga Policia e Kosovës, por të njëjtit kanë qenë të paqasshëm.

Gazeta Sinjali do ju mbajë të informuar në lidhje me këtë rast.

/Gazeta Sinjali/