image Aksioni kundër fajdes/ Si i dëmtuan viktimat e tyre Azem Veseli dhe të tjerët

Drejtësi

Aksioni kundër fajdes/ Si i dëmtuan viktimat e tyre Azem Veseli dhe të tjerët

news image

Gjykata Themelore në Pejë–Dega në Deçan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji, ndaj të dyshuarve H.T. dhe A.V. ndërsa, të dyshuarit A.Ç. i caktohet masa e ndalimit, transmeton Gazeta Sinjali.

Sipas Gjykatës Azem Veseli ka kryer veprën penale “fajdeja”, H.T. ka kryer veprat penale “fajdeja” dhe “kanosje”.

Kurse A.Ç. ka kryer veprën penale “Ndihma në kryerjen e veprës penale fajdeja“.

Si i dëmtuan dhe kanosën viktimat të arrestuarit?

Sipas njoftimit të Gjykatës Azem Veseli, në muajin tetor 2020, kontrakton një shumë dukshëm jo proporcionale të pasurisë, duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të dëmtuarit, në atë mënyrë që të dëmtuarit për shkak të pandemisë dhe disa borxheve i rëndohet gjendja financiare ashtu që i pandehuri i jep pare me fajde, të cilën i dëmtuari e paguan çdo muaj.

Kurse i pandehuri H.T., në janar të vitit 2020 e në vazhdimësi gjer në muajin maj 2020, kontrakton një shumë dukshëm jo proporcionale të pasurisë, duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të dëmtuarit si pasojë e pandemisë dhe disa borxheve që i kishte, në atë mënyrë që i pandehuri i jep të dëmtuarit një shumë të hollave në emër të fajdesë të cilën i dëmtuari ia kthen në muajin prill 2020 mirëpo, të dëmtuarit i rëndohet edhe më shumë gjendja financiare dhe i pandehuri në muajin maj 2020 i jep përsëri para me fajde duke realizuar kështu dobi pasurore.  Pastaj, i pandehuri, në fillim të muajit Maj 2021, me fjalë, seriozisht e kanos të dëmtuarin se duhet të vazhdojë të paguaj fajdenë ose do ta privoj nga jeta, për çka te i dëmtuari shkakton frikë dhe panik.

Gjykata ka njoftuar se edhe i pandehuri A.Ç. në janar të vitit 2020 e në vazhdimësi gjer me datë 15.09.2021, me dashje ndihmon personin tjetër në kryerjen e veprës penale të fajdesë në atë mënyrë që, të dëmtuarit në vitin 2019 për shkak të pandemisë dhe disa borxheve i rëndohet gjendja financiare ashtu që i pandehuri A.Ç ndërmjetëson te i pandehuri H.T, që t’i jep të dëmtuarit një shumë të hollave në emër të fajdesë.

/Gazeta Sinjali/