image Aksioni kundër drogës, arrestohet personi i gjashtë

Siguri

Aksioni kundër drogës, arrestohet personi i gjashtë

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar edhe një person lidhur me operacionin kundër narkotikëve, i cili është zhvilluar gjatë ditës së sotme në Mitrovicë të Jugut dhe në Fushë Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Si rezultat i vazhdimit të hetimeve, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Baki Kelani për Gazetën Sinjali ka bërë të ditur se është arrestuar edhe një person i cili është shtetas i Shqipërisë.

Lidhur me këtë operacion, numri i të arrestuarve ka arritur në gjashtë persona.

Në këtë operacion janë konfiskuar mbi 56 kilogramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Përmes një komunikate për medie, Policia ka njoftuar se operacioni është kryer në bashkëpunim dhe koordinim me prokuroritë kompetente, ku pas hetimeve të zhvilluara janë identifikuar personat e dyshuar të cilët dyshohet se në bashkëveprim trafikonin narkotikë nga Shqipëria në Kosovë dhe pastaj jashtë Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

/Gazeta Sinjali/