image Aksioni i Krimeve Ekonomike/ Prokuroria del me njoftim

Siguri

Aksioni i Krimeve Ekonomike/ Prokuroria del me njoftim

news image

Gazeta Sinjali sot ka raportuar se Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit është duke zhvilluar një aksion në disa lokacione të ndryshme, nga ku janë arrestuar gjashtë persona.

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës në një komunikatë të përbashkët kanë njoftuar se aksioni është realizuar në qytetet e Ferizajt, Fushë Kosovës, Vitisë, Kaçanikut, si dhe në atë të Prishtinës.

Tutje prokuroria ka njoftuar se të arrestuarit janë personat me inicialet A.Q., Sh.R., A.O., F.L., H.L dhe L.S., të dyshuar se kanë kryer veprat penale “Shpëlarje parash”, “Falsifikim” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Gjithashtu, nga të dyshuarit në vendin e ngjarjes janë sekuestruar të holla në vlerë prej 125.000 euro të dyshuara, si dhe pesë vetura të modeleve të ndryshme.

Me urdhër të prokurorit të Shtetit personat e arrestuar janë dërguar në mbajtje.

Brenda afateve kohore ligjore do të bëhet kërkesa për caktimin e paraburgimit. /Gazeta Sinjali/