image Aksioni kundër drogës në Prizren: Sekuestrohet heroinë, dy persona të arrestuar

Siguri

Aksioni kundër drogës në Prizren: Sekuestrohet heroinë, dy persona të arrestuar

news image

Gazeta Sinjali raportoi sot për një aksion të Njësitit të Antidrogës që u zhvillua sot në qytetin e Prizrenit dhe rezultoi me sekuestrimin e një sasie të drogës dhe arrestimin e të dyshuarve. Aksioni ka përfunduar, ndërkohë që Sinjali ka mësuar detaje të reja.

Sipas informacioneve të para, lloji i drogës që u sekuestrua gjatë këtij aksioni është heroinë dhe dy persona të dyshuar për shitblerjen e substancave të tilla tashmë kanë rënë në prangat e Policisë.

Ata janë shoqëruar në stacion policor dhe ndaj tyre është lëshuar urdhër për ndalim prej 48 orësh.

Sinjali do t’iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.  

/GazetaSinjali/