Gazeta Sinjali raportoi mbrëmë për një operacion të Hetimeve Rajonale në Prizren, i cili rezultoi me arrestimin e një të dyshuari për trafikim të substancave narkotike.
Sinjali mëson se i dyshuari që përfundoi në prangat e Policisë gjatë këtij aksioni është Arianit Shala, i njohur si Toma.
Burimet brenda Prokurorisë i kanë thënë Sinjalit se Arianit Shala dyshohet për trafikim të substancave narkotike.
Këto burime bëjnë të ditur se në shtëpinë e Arianitit është gjetur një sasi e konsiderueshme e kokainës.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./Gazeta Sinjali/