Para pak orësh, Njësiti Antidrogë i Policisë së Kosovës ka realizuar një bastisje në një lagje të Pejës, saktësisht në vendbanimin e E.N. (emër i njohur për redaksinë).
Sipas një sinjalizuesi të Gazetës Sinjali, nga aty janë konfiskuar substanca narkotike dhe gjësende të tjera të kundërligjshme.
Gjithashtu, ky sinjalizues bënë me dije se i dyshuari E.N. me prejardhje nga fshati Uçë, komuna e Istogut është arrestuar dhe po intervistohet në stacionin policor në Pejë.
Gazeta Sinjali ka provuar të marrë një konfirmim zyrtar nga policia në Pejë, por të njëjtit kanë thënë se nuk kanë informacione.
Gazeta Sinjali do të ju mbajë të informuar në lidhje me rastin./Gazeta Sinjali/