Policia e Kosovës, ka bastisur gjatë ditës së sotme shtëpinë e asamblistit të Komunës së Ranillugut, Ivan Ristiq, shkruan Sinali.
Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Baki Kelani. Ai ka thënë shkurt se shtëpia e asamblistit është bastisur, pa dhënë detaje, ndërsa ka konfirmuar se operacioni është duke vazhduar.
“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës, bazuar në urdhëresën e lëshuar nga Gjykata kompetente, ka realizuar një bastisje në shtëpi private, në një fshat të Komunës së Ranillugut. Për detaje tjera mund t’iu informojmë pas përfundimit të operacionit policor”, ka thënë Kelani.
Sinjali do të ju mbajë të informuar lidhur me këtë aksion./Sinjali/