image Aksion i Policisë për arrestimin e policëve të korruptuar

Siguri/ Aksion i Policisë për arrestimin e policëve të korruptuar

news image

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë ndërmarrë sot një operacion urgjent në Durrës, ku mësohet se do arrestohen disa efektivë të policisë, të cilët akuzohen për “Shpërdorim detyre”.

Sipas informacioneve mësohet se disa policët janë shoqëruar në komisariat dhe po merren në pyetje.

SHKB në bashkëpunim me prokurorinë e Durrësit kanë nisur një hetim që po finalizohet me procedimin e një numri të lartë efektivësh policie në Durrës e Shijak.

Deri tani mësohet se aksioni është ende në vijim dhe Prokuroria u ka prerë flet-arrestet. Pritet që SHKB-ja të dalë me një njoftim për mediet.