Një shofer 48-vjeçar është vënë në pranga pasi dyshohet se ka goditur një 83-vjeçar. Si pasojë e përplasjes, i moshuari ka ndërruar jetë.
Policia ka njoftuar se në vend që të njoftonte autoritetet, shoferi ka fshehur trupin e pajetë të 83-vjeçarit duke e hedhur në një kanal me qëllim fshehjen e ngjarjes.
Pas 10 ditësh hetime, policia ka mundur që të gjej mjetin me të cilin ky person ka aksidentuar të moshuarin, raporton tvklan.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin me prova ligjore./GazetaSinjali/