Një aksident trafiku mes veturës zyrtare të Policisë së Kosovës dhe një veture tjetër ka ndodhur mesditën e djeshme, në fshatin Dollc të Pejës, raporton Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali mëson se për shkak të këtij aksidenti kanë pësuar lëndime dy zyrtarë policorë, të cilët më pas kanë pranuar tretman mjekësor.
Rasti dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 18:00.