image Aksidentohet polici shqiptar në Lushnje

Rajon

Rajon/ Aksidentohet polici shqiptar në Lushnje

news image

Një polic ka mbetur i lënduar pas një aksidenti që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Lushnjes.

Një mjet tip Toyota Yaris e cila drejtohej nga një femër ka përplasur policin, Qani Çela i cili po tentonte të kalonte nga trotuari në rrugë.

Pas goditjes nga makina këmbësori është përplasur në trotuare duke mare dëmtime në koke. Çela është dërguar me urgjencë në spitalin e Lushnjes ku po merr ndihmën e parë. Sipas mjekëve gjendja e tij është e stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Lushnjes ka shoqëruar drejtuesen e mjetit për të zbardhur ngjarjen dhe shkaqet e aksidentit. Nga hetimet e para dyshohet se këmbësori Qani Çela nuk e ka vënë re mjetin kur ka tentuar të kaloj rrugën.

Qani Çela është me profesion polic rrugor por në momentin e aksidentit Çela ka qenë jashtë orarit të punës./Gazeta Sinjali/