image Aksidentohet ish-futbollisti i Napolit, pëson lëndime të rënda

Futboll

Aksidentohet ish-futbollisti i Napolit, pëson lëndime të rënda

news image

Një aksident i rëndë ndodhi në Cali të Kolumbisë teksa protagonist ishte ish-futbollisti i Napolit në sezonin 1994-1995, Freddy Rincon.  Makina e 55-vjeçarit mori një goditje të fortë në një kryqëzim teksa u përplas nga një autobus.

Ish-futbollisti u dërgua me urgjencë në spital dhe u fut menjëherë në sallën e operacionit pas goditjes së pësuar në kokë. Besohet se gjendja e tij tashmë është e stabilizuar megjithatë informacionet janë shumë të rezervuara.

Autoritet tashmë po hetojnë edhe shkakun e aksidentit, ndërkohë që ka pasur të plagosur edhe në radhët e pasagjerëve të autobuzit por që për fat të mirë pa pasoja të rënda.

/GazetaSinjali/