Në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, më saktësisht në fshatin Pestovë sot ka ndodhur një aksident trafiku, shkruan Gazeta Sinjali.
Sinjaliuesit kanë dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes në adresë të redaksisë, ku shihet se në aksident ka qenë i përfshirë një furgon me udhëtarë dhe një veturë.
Sipas sinjalizuesit, shumica e udhëtarëve ishin fëmijë, ndërsa thotë se aksidenti ka përfunduar me disa lëndime të lehta trupore dhe dëme materiale./Gazeta Sinjali/